Përfundon periudha dy vjeçare e hetimeve rreth dyshimit per korrupsion ne lidhje me Ministrine e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit ne Kosove.

Kjo vlen per te dyshuarit e përmendur në vendimin fillestar, ku bënë pjesë edhe ish ministri i këtij dikasteri, Fatmir Limaj.

Në një përgjigje përmes postës elektronike, zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi ka thënë se të hënën më 23 prill “përfundon afati 24 muajsh i hetimeve në rastin e Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit” duke shtuar se: “Ky afat kufizon Prokuroriunë Speciale të Kosovës në ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore në lidhje me akuzat dhe të dyshuarit e përmendur në vendimin fillestar për nisjen e hetimeve”.

I pyetur nga Top Channel nëse është ngritur ndonjë aktakuzë ose jo?, zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi ka thënë se: “Analiza që po zhvillohet për informacionet e mbledhura deri tani do të vazhdoj pas 23 prillit në mënyrë që të bëhet vlerësimi përfundimtar i çështjes në një fazë të mëvonshme”.

Për më tepër, sipas EULEX, bazuar në “kornizën ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, ende mund të ndërmerren veprime hetimore që lidhen me akuzat e mundshme dhe të dyshuar shtesë”.

Në anën tjetër, avokati i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj, thotë për Top Channel se tashmë Prokurori i EULEX-it mund të ngrejë akuzë ose të pushojë çështjen, dhe shton se beson që do të ndodhë e dyta.

“Këto vepra penale nuk mund të jenë objekt hetimi. Me provat që janë siguruar deri më tani, ose të ngrihet akuza, ose të pushohet. Unë jam optimist dhe pres që të merret një vendim ku të pushohet gjykimi pasi prokurori gjatë 24 muajve nuk ka siguruar prova”, thotë avokati, Tahir Rrecaj.

Rrecaj thotë se në bazë të Kodit Penal të Kosovës nuk ka ndonjë afat kohor se deri kur Prokurori duhet të marrë një vendim për këtë, porse sipas tij kjo nuk mund të zgjasë deri në pafundësi.

Dy vjet më parë nën dyshimin për korrupsion EULEX-i bastisi Ministrin e Transportit në atë kohë, të drejtuar nga ministri Fatmir Limaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA