Obama: Sanksione kujt mbështet Iranin e Sirinë

23/04/2012 21:40

Presidenti amerikan Barack Obama ka njoftuar sanksione të reja ndaj Iranit, Sirisë dhe atyre që do t’i ndihmojnë këto vende të përdorin teknologjin për të kryer krime ndaj njerëzimit.

Ai i njoftoi sanksionet e reja kundër “armëve dixhitale me pagesë” në një fjalim të mbajtur në Muzeun e Holokaustit në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Obama gjithashtu i kërkoi shërbimeve sekrete të Amerikës që të përfshijnë llogaritjet e vrasjeve në masë në raportet që i dorëzohen atij.

“Sovraniteti kombëtar nuk është kurrë një liçensë për të keqtrajtuar popullin”, u shpreh shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Urdhëri ekzekutiv krijon sanksione kundër qeverisë së Sirisë dhe Iranit, “si dhe atyre që i ndihmojnë ata të përdorin teknologji për të monitoruar, shënjestruar dhe sulmuar qytetarët”.

“Këto teknologji duhet të përdoren për të fuqizuar qytetarët dhe jo për t’i shtypur ata”, tha më tej zoti Obama, në një moment kur në Siri kanë rinisur bombardimet ushtarake.

Ditën e hënë, Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi se objektivat e caktuara në këto sanksione përfshijnë Gardën Revolucionare Iraniane, Drejtorinë e Përgjithshme të Sigurisë në Siri dhe shefin e saj Ali Mamluk, si dhe kompaninë telefonike të kontrolluar nga shteti, “Syriatel”.

Gjashtë nga shtatë objektivat kanë qenë më herët subjekt i sanksioneve të Shteteve të Bashkuara, pkus kompaninë “Datak Telecom”, që siguron internetin në Iran.

Reagimi i presidentit vjen gjithashtu pasi Irani deklaroi se është gati të riprodhojë avionët bombardues amerikanë, pas rrëzimit të një avioni të telekomanduar të Shteteve të Bashkuara në territorin e Republikës Islamike. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA