Ish-kryeministri i Islandës, Geir Haarde, u shpall i pafajshëm nga një gjykatë, për katër akuza neglizhence, ne lidhje me krizën financiare të vitit 2008.
Vendi i vogël me 350 mijë banorë u godit veçanërisht keqas nga kriza botërore dhe kryeministri Haarde u fajësua për paaftësi dhe neglizhencë në detyrë, në mosmarrjen e masave parandaluese.
Një gjykatë në Rejkjavik, në përfundim të procesit, arriti në përfundimin se Hardee me të vërtetë nuk e informoi kabinetin e tij rreth situatës reale në vend, por duke bërë këtë, ai nuk shkeli asnjë ligj.
Si rrjedhojë, Haarde nuk do të vuajë asnjë dënim dhe mund t’i rikthehet aktivitetit të tij politik ashtu si më parë.
Tre bankat kryesore të Islandës falimentuan gjatë krizës ekonomike, duke zhytur ekonominë e ishullit të vogël të ndodhur në Oqeanin Atlantik në një recesion të thellë.
Si rrjedhojë e krizës, Haarde dha dorëheqjen nga detyra në vitin 2009. Procesi ndaj tij nisi disa muaj më parë.
Top Channel