Holanda drejt zgjedhjeve të parakohshme

23/04/2012 15:15

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, do të paraqesë dorëheqjen e tij përpara Mbretëreshës Beatriks pasditen e së hënës, duke i hapur kështu rrugën zgjedhjeve të parakohshme, informuan në unison mediat holandeze.

Vendimi i Rutte-s erdhi pasi Partia e Lirisë vendosi kundërshtoi fuqimisht planet për një paketë shkurtimesh prej 16 miliardë eurosh.

Forca qeverisëse në fjalë nuk është pjesë e koalicionit qeverisës, por mbështeste në Parlament maxhorancën, e cila gëzonte një shumicë prej vetëm pak deputetësh.

Sipas liderit të Partisë së Lirisë, nuk është e pranueshme që Holanda të ndryshojë buxhetin e saj, për t’u vendosur në linjë me rregulloren e Bashkimit Europian për buxhetet.

Që prej datës 5 mars, dy partitë kryesore të qeverisjes, ajo Liberale e kryeministrit Rutte dhe Partia Kristian-Demokrate, janë përpjekur të gjejnë një marrëveshje të përbashkët, së bashku me Partinë e Lirisë, për buxhetin e ri të vendit.

Shembja e kabinetit Rutte vjen pasi Banka e Holandës publikoi parashikimet e saj për rritjen e defiçitit buxhetor me 4,7% gjatë vitit, nga maksimumi i 3% që kërkohet prej Bashkimit Europian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA