Francë, Hollande përpara Sarkozy

23/04/2012 08:00

Nikolas Sarkozy e humbi betejën e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe
përballet me një sfidë të vështirë në balotazh, pas renditjes në vend të
dytë nga votimet e së dielës.

Lideri i djathtë mori 27,1% të votave ndërsa rivali i tij socialist Francois Hollande, siguroi 28,6%, çka e shndërron Sarkozine në të parin president në detyre qe humbet raundin e pare. Sondazhet e kishin parashikuar pak a shume nje gje te tille, por renditja e Marine le Pen ne vend te trete me 18,6 % te votave, ka qene nje surprize e vertete.

Niveli me i larte i votave qe kishte mundur te grumbullonte deri me tani Fronti Kombetar i Ekstremit te Djathte nuk ka qene me shume se 17%. Pavaresisht triumfit te Hollande, votimet e se dieles treguan se zemra e Frances po behet me konservatore, komentojne mediat e huaja. Le Pen thote se ky eshte vetem fillimi.

“Te dashur miq, popull i Frances, nga sot e tutje asgje nuk do te jete si me pare. Sepse kunder te gjithe sistemit, genjeshtrave e sondazheve te rreme, ne se bashku shkaterruam monopolin e partive te bankave e finances”, tha Marine le Pen.

Fitorja, edhe pse e ngushte ne raundin e pare, i jep Hollande nje vrull te ri per balotazhin e 6 majit. Opinionistet mendojne se Sarkozise mund t’i duhet tani te kerkojne mbeshtetjen e votuesve te ekstremit te djathte per te mbajtur presidencen, megjithate Hollande mbetet ne avantazh. Gati nje pese vete votuan per kandidaten e frontit kombetar, perfshire mjaft te rinj dhe votues nga klasa punetore, te cilet e vendosen Le Penin perpara 7 kandidateve te tjere ne gare. Zgjedhjet u dominuan nga çeshtjet ekonomike dhe shqetesim kryesor i elektoratit mbetej rritja e ngadalte e ekonomise dhe papunesia ne rritje. Pas daljes se rezultateve te para, Hollande deklaroi se ai ishte njeriu me i pershtatshem per t’u kthyer ne presidentin e ardhshem te Republikes, dhe se francezet me voten e tyre, ndeshkuan Sarkozy-ne.

“Zgjedhja eshte e thjeshte: ose te vazhdohen politikat e vjetra qe presidentit ne detyre, qe kane deshtuar, ose franca te ngrihet serish me nje president te ri i cili te bashkoje vendin”, tha Hollande.

Sarkozy, ne krye te Elizese qe prej 2007-tes, tha se e kupton ankthin e francezeve ne nje bote qe leviz shume shpejt. Nese zgjidhet, Hollande do te jete presidenti i pare i majte i Frances qe prej kohes se Francois Miterran, i cili perfundoi dy mandate 7-vjeçare ne kete post, ne periudhen e viteve 1981 – 1995.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA