
Mbetjet spitalore të Elbasanit depozitohen në fushën e mbeturinave të
qytetit. Ndonëse ka një ligj të mirëpërcaktuar për menaxhimin e mbetjeve
spitalore dhe trajtimin vecmas të tyre, në Elbasan ato hidhen në natyrë
të hapur, pranë fushës së vendepozitimit të mbeturinave urbane.
Specialisti i Mjedisit, Beqir Kila e ka mohuar faktin e hedhjes se mbetjeve spitalore në fushën e mbetjeve duke u shprehur jashte kamerave se ky fenomen nuk egziston. Nderkohe keto jane mbetjet spitalore qe ndodhen ende ne fushen e mbeturinave te Elbasanit. Aktualisht Elbasani ka një pajisje për asgjësimin e tyre. Mesohet se agjensia rajonale e mjedisit ka nisur nje grup verifikimi.
Fusha e depozitimit te mbetjeve urbane ne Elbasan eshte nje bombe ekologjike. Ajo eshte teresisht e hapur dhe mbetjet nuk trajtohen apo riciklohen dhe ne ditet pa reshje ato digjen duke krijuar nje re tymi shume toksike.
Top Channel