Teuta rikthehet pas shumë javësh në krye të Kategorisë Superiore, kjo falë humbjes së Skënderbeut në Vlorë.
Durrsakët e Likës mundën 2-1 Shkumbinin në “Niko Dovana”, falë dopietës së Nikës në pjesën e parë. ndërkohë kampionët në fuqi u mundën 1-0 nga Flamurtari i Shkëlqim Mucës.
Goli i Pejicit në minutën e 3’ i forcon pozitat e vlonjatëve në vendin e 4, që do t’u sigurojë një vend për në Europë.
Tirana e vendit të tretë mundi më vështirësi 1-0 Tomorin në “Qemal Stafa”. Atëherë kur të gjithë menduan se ndeshja do të përfundonte në barazim, Bekim Bala në minutat shtesë shënoi golin e fitores për bardheblutë të cilët vazhdojnë të jenë në luftë për titullin kampion.
Në dy ndeshjet e tjera Kamza mundi 3-1 Laçin, ndërsa Pogradeci barazoi 1-1 me Bylisin.
Top Channel