Një person u vra mesditën e së dielës në fshatin Hajmel, në Shkodër, pas një atentati nga tre vëllezër, në konflikt për çështje pronësie.
Rrok Kaçorri humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri me breshëri, ndërsa vëllai i tij, Zef Kaçorri, është transportuar me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë.
Pas ngjarjes, autori i krimit është dorëzuar në polici së bashku me armën me të cilën realizoi vrasjen, por policia është duke kërkuar edhe dy vëllezërit e atentatorit, pasi ekzistojnë prova se atentati u organizua së bashku prej tyre.
Autori i vrasjes është konfirmuar si shtetëasi Dedë Ara. E diela ka qenë një ditë veçanërisht e përgjakshme, me tre të vdekur të tjetër për arsye aksidentale në vetëm pak orë gjatë mëngjesit.
Top Channel