Nadal, “princi” i Montekarlos

22/04/2012 00:00

Rafael Nadal fitoi turneun Masters të Montekarlos pasi mundi në finale Novak Djokovic, numrin 1 të botës në tenis, me një rezultat bindës 6-3, 6-1 në 78 minuta lojë.

Spanjolli me këtë fitore arrin titullin e 20 në një turne Masters 1000 duke lënë pas Roger Federer, tenistin zviceran i cili nuk mori pjesë në këtë turne.

Finalja nuk pati histori dhe Nadal arriti një fitore shumë të lehtë ndaj tenistit serb, i cili kreu 25 gabime të paforcuara në lojë (Nadal vetëm 10).

“Je një kampion i madh dhe sot e meritove fitoren”, u shpreh Djokovic gjatë ceremonisë së dhënies së çmimeve.

“Është një nder për mua të luaj në këtë pistë sepse është turneu im i preferuar. Në Montekarlo ndihem si në shtëpinë time”, theksoi nga ana e tij Nadal, ai që konsiderohet si lojtari më i mirë i momentit i fushave me dhe’.

Top Channel