
Borussia Dortmund është shpallur kampion i Bundesligës pas fitores 2-0 ndaj Borussia Monchengladbach. Kur duhen edhe dy ndeshje nga përfundimi i sezonit skuadra verdhezi është e shkëputur 7 pikë nga Bayern Munchen i vendit të dytë.
Djemtë e Jurgen Klopp zhvilluan një ndeshje të madhe në Signal Iduna Park në prani të mbështetësve të tyre dhe golat e Perisic (23’) e Kagawa (59’) bënë që festa të shpërthente.
Në këtë mënyrë Borussia Dortmund fiton titullin e dytë radhazi kampion në Gjermani dhe titullin numër 8 në historinë e klubit.
Kaiserslautern bie nga kategoria edhe pse fiton
Kaiserslautern mori tre pikët në transfertë ndaj Hertha Berlin, por që nuk i shërbyen aspak sepse barazimi i Koln në Stuttgart bëri që ish-ekipi ku ka luajtur edhe sulmuesi shqiptar Igli Tare të bjerë në kategorinë e dytë gjermane.
Top Channel