
Trofeu i Ligës së Kampioneve ka zbarkuar atje ku do të qëndrojë për një
vit, nëse plani i Bajernit të Mynihut këtë sezon në turneun elitar do të
shkojë si duhet.
Finalja e madhe e 19 majit zhvillohet në “Fusball Arena” dhe bavarezët janë të bindur se mund ta fitojnë, pasi të eliminojnë dhe Realin në gjysmëfinale.
Presidenti i UEFA-s, Michel Platini shtoi entuziazmin e tifozëve vendas, kur i dorëzoi trofeun kryebashkiakut të Mynihut Kristian Ude, gjithashtu një tifoz i Bajernit. Veremonia e dorëzimit të Champions League, u zhvillua në selinë e vjetër të principatës së Mynihut, ku ishin prezentë shumë personalitete.
“Është një pikë kulmore e futbollit, të cilën asnjë qytet nuk do të donte ta humbiste dhe ne do të bëjmë gjithcka për të organizuar si duhet finalen” tha kryebashkiaku i Mynihut, Kristian Ude, në takimin me Platini.
Top Channel