Mirditë, trupi i 45-vjeçarit ende i pagjetur

21/04/2012 09:55

Në Mirditë nuk është gjetur ende trupi i 45-vjeçarit Llesh Karrica, i cili humbi jetën pasditen e së premtes pasi u mbyt në lumin e fshatit Simon.

Kryetari i komunës Kaçinar ka kërkuar ndihmën e polumbarëve për gjetjen e trupit, kërkimet për të cilin u ndërprenë mbrëmjen e djeshme për shkak të errësirës.

Llesh Karrica ishte duke ecur përkrah lumit, kur papritur rrëshqiti dhe u rrëmbye nga rrjedha e fuqishme. Viktima ishte baba i katër fëmijëve dhe po kthehej në banesën e tij kur ngjarja ndodhi.

Autoritetet lokale njoftuan se në fshatin Simon reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje të vazhdueshme dheu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA