
Duhet edhe një muaj nga finalja e Kupës së Italisë në futboll, mes
juventusit dhe Napolit, por entuziazmi i këtij viti te bardhezinjtë, po
bën lojtarët që të kërkojnë të përfundojë me dy trofe këtë sezon
Në një muaj, Zonja e Vjetër do të luajë shanset e saj për serinë A dhe kupën, në një nivel ku shumë pak tifozë besonin se skuadra do të arrinte, kur nisi përgatitjet në Korrik.
Deklarata më e fundit e sulmuesit Alexsandro Matri, është edhe një sintezë përfekte e momentit te Juventus. “Qënia në vendin e parë 6 javë nga fundi, dhe kualifikimi në finalen e kupës ishte vështirë të mendohej. me kalimin e muajve kuptuam forcën tonë dhe jemi aty ku duhet. Po jetojmë momentin dhe mendoj se mund të fitojmë dy objektivat për ët cilët jemi në garë” tha sulmuesi Matri.
E para nga 6 finalet e kampionatit është sfida ndaj rivales historike, Romës. “Ndaj tyre do të jetë e vështirë pasi të dy ekipet kanë një synim të madh. Do të përfuitojmë nga mbështetja e madhe e publikut që na jep gjithmonë” tha Matri.
Top Channel