Aksident në Elbasan, vdes drejtuesi motorrit
21/04/2012 20:55
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në rrethin e Elbasanit, në kryqëzimin mes Llixhave dhe qytetit të Cërrikut.
Një motorr është përplasur nga një makinë, e për pasojë, drejtuesi i motorrit ka humbur jetën.
Viktima është identifikuar si shtetasi 19-vjeçar, Leonard Çakalli. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Top Channel