Çdo automjet që nuk ka targën e Skraparit po paguan dhe do të paguajë taksë që varion nga 200 deri në 500 lekë.
Ndërsa turistet që do të frekuentojnë kanionet e famshme të zonës duhet të paguajne 8 euro. Keto masa aplikohen në qytetin e Çorovodës, pas një vendimi të këshillit bashkiak, që kërkon në këtë mënyrë të shtojë të ardhurat dhe fondet për mirëmbajtjen e rrugëve.
“Jemi detyruar të parashikojmë këto tarifa kryesisht për shkak të automjeteve të tonazhit të rëndë që duke kaluar në bulevardin e qytetit e shkatërrojnë atë. Këto tarifa synojnë të grumbullojnë në arkën e bashkisë të ardhura shtesë, në mënyrë që të riparohet asfalti”, deklaroi Shqiponja Dako, shefe e zyrës së financës në Bashkinë e Skraparit.
Aplikimi i taksave ka sjellë përshjellim tek drejtuesit e mjeteve që vijnë me shumë mundim deri në këtë qytet për shkak të rrugës së shkatërruar.
Në taksim janë përfshirë mjetet që zhvillojnë biznes, ndërkohë që bashkia po përgatit një listë taksash shtesë edhe për turizmin.
Top Channel