Meksikë, aksidentohet autobusi, mbi 40 viktima

20/04/2012 00:00

Të paktën 43 persona gjetën vdekjen dhe disa të tjerë u plagosën nga një aksident rrugor ku u përfshi një autobus me pasagjerë dhe një kamion në Meksikë.

Aksidenti tragjik ndodhi në shtetin e  Verakruzit. Grupet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje dhe ofruan ndihmën e parë mjekësore për të lënduarit.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, por dyshohet se shoferi i kamionit ka gabuar në një manovër të rrezikshme për të shmangur përplasjen fatale dhe ka goditur në pjesën anësore autobusin që ka përfunduar në humnerë.

Autobusi ishte pjesë e një linje interurbane në Meksikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA