“Real Madrid është një ekip që mbrohet më pak se Chelsea dhe që gjithmonë luan mirë kundër nesh, madje luan mirë edhe kur humbet.” Kështu është shprehur Pep Guardiola në konferencën për shtyp para Klasikes së Camp Nou.
“Nëse humbim ose barazojmë Reali e fiton kampionatin. Duhet të fitojmë me patjetër në mënyrë që të afrohemi, por edhe në këtë rast titulli është në dorën e tyre”, shtoi tekniku i Barcelonës.
Mbi ndikimin që do të ketë ndeshja e së shtunës (ora 20.00) në kuadër të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve ku madrilenët do të përballen me Bayern Munchen dhe katalanasit me Chelsea, Guardiola deklaroi: “Fituesi do të dalë më i avantazhuar, por ne e kemi aftësinë për të harruar dështimet kur ndërrojmë kompeticion.”
Alexis Sanchez do të jetë në dyshim për supersfidën që do të vendosë me shumë mundësi titullin kampion në Spanjë për shkak të një dëmtimi që pësoi ndaj Bluve të Londrës.
Top Channel