Vetëm disa ditë pas vdekjes së një futbollisti 25-vjeçar në Serinë B të futbollit Italian, një ngjarje tragjike ndodhi me një tjetër futbollist, por këtë here vetëm 7-vjeçar.
Britaniku Ciaran Geddes ishte duke luajtur me shokët e tij të klasës së parë, kur mbeti i shtrirë në tokë dhe humbi jetën, si pasojë e një infarkti, në Kerrington, Çishajër.
I riu ishte regjistruar në një skuadër futbolli prej dy vitesh dhe ëndërronte që një ditë të luante në Premier League, por stërmundimi në fushë i shkaktoi vdekjen e parakohshme.
7-vjeçari nuk ishte diagnostikuar kurrë gjatë jetës së tij me ndonjë problem kardiak dhe nuk kishte vuajtur nga asnjë shqetësim tjetër.
Në futbollin profesionist, tre futbollistë ndërruan jetë vetëm gjatë muajit të fundit në botë, ndërsa mesfushori i Bolton, Fabrice Muamba, ishte sekonda larg vdekjes dhe u rikuperua vetëm pas disa ditësh në gjendje kritike për jetën.
Megjithatë, rastet, ndonëse të panjohura, janë shumë më të shpeshta në futbollin amator. Mbetet ende e paqartë për ekspertët se përse futbolli është në dukje shumë më i rrezikshëm se shumë sporte të tjerë, që kërkojnë sforco të njëjtë apo të shtuar.
Top Channel