Edi Rama në Vatikan
20/04/2012 00:00
Sot në Vatikan festohet 85-vjetori i lindjes së Papës Benedikti XVI, ku i ftuar është edhe kryetari opozitës Edi Rama.
Top Channel ka mësuar se zoti Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda, janë larguar dje nga Aeroporti i Rinasit drejt Romës për të marrë pjesë në këtë ceremoni me ftesë nga Selia e Shenjtë.
Selia Rozë është munduar ta mbaj larg vëmendjes së medias zhvillimin e kësaj vizite të Ramës në Vatikan. Mësohet se gjatë qëndrimit disa ditor në Vatikan zoti Rama do të ketë edhe takime me zyrtarë të shtetit të Vatikanit.
Mbetet ende e paqartë nëse Selia e Shenjtë në këtë festë ka ftuar edhe politikanë të tjerë nga Shqipëria apo ftesa i është dërguar vetëm kryesocialistit Rama.
Top Channel