Brazili zyrtar ka kërkuar një shpjegim nga Irani, pasi një diplomat iranian u akuzua për ngacmim të disa vajzave të mitura në një pishinë të Brazilias.
Zyrtari iranian është marrë në pyetje nga policia pas ankesave të prindërve të vajzave, por është liruar më pas për shkak të imunitetit diplomatik.
Ambasada e Iranit i mohoi akuzat dhe tha se ato ishin rezultat i një “keqkuptimi kulturor”.
Ministri i Jashtëm brazilian, Antonio Patriota i quajti ato “shumë shqetësuese”.
Diplomati iranian, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u akuzua për prekje të papërshtatshme të vajzave ndërmjet 9 dhe 15 vjeç, në një pishinë në një klub privat fundjavën e kaluar, raportoi media braziliane.
Babai i një prej vajzave tha në faqen e internetit G1 që diplomati gati u ekzekutua nga prindërit e zemëruar para se stafit i sigurisë të ndërhynte.
“Njerëzit gati sa nuk e vranë atë”, tha babai, pa emër.
Top Channel