Afganistan, rrëzohet helikopteri i NATO-s
20/04/2012 09:15
Një helikopter i NATO-s u përplas në një krahinë jug-perëndimore në Afganistan, duke vrarë katër ushtarë, informoi një zyrtar i ushtrisë amerikane.
Sipas tij, ndonëse goditja nga ndonjë predhë armike e helikopterit “Black Haëk” është një mundësi, pista kryesore e hetimeve lidhet me kushtet e vështira atmosferike.
Emrat e viktimave nuk janë saktësuar ende, por ata ishin të gjithë pjestarë të forcave amerikane.
Komanda e NATO-s në Afganistan, e cila është duke u përballur me një rigjallërim të lëvizjes talebane në muajt e fundit, theksoi se do të hetojë ngjarjen.
Sipas deklaratës zyrtare, aksidenti ndodhi në jugperëndim të Afganistanit, zonë gjeografike që përfshin krahinat e Helmandit dhe Nimruzit.
Top Channel