Trajneri i Kastriotit përjashtohet përjetë
19/04/2012 19:20
Ramadan Ndreu, trajneri i skuadrës së Kastriotit, është përjashtuar përjetë nga Komisioni i Disiplinës së Federatës Shqiptare të Futbollit.
Sipas relacioneve të delegatit të FSHF-s, trajneri Ndreu ka goditur fizikisht dhe ka ofenduar zyrtarët e ndeshjes në takimin Kastrioti-Skëndërbeu, ndeshja e kthimit e vlefshme për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, takim që përfundoi në barazim 0-0 dhe nga ku u kualifikua Skëndërbeu për në finale falë fitores së takimit të parë 3-1, në Korçë.
Duke qenë se ky është një rast i përsëritur për trajnerin e Kastriotit, Komisioni i Disiplinës ka marrë masën e ndëshkimit maksimal për përjashtimin përjetë të Ramadan Ndreut.
Top Channel