Skandali në Kolumbi, shkarkohen tre agjentë

19/04/2012 04:30

Tre anëtarë të Shërbimit Sekret Amerikan janë larguar nga agjencia pas skandalit të prostitucionit në Kolumbi, dy prej të cilëve kishin më shumë se 20 vjet që shërbenin.

Asistent Drejtori Paul Morrissey tha se një mbikëqyrës është shkarkuar, një tjetër doli në pension dhe një punonjës i ri dha dorëheqjen.

Zyrtarë të lartë amerikanë bënë të ditur se 20 femra janë gjetur në hotelin në Kartagjenë, të  Kolumbisë, para se Presidenti Obama të merrte pjesë në Samitin e Amerikave fundjavën e kaluar.

Në vazhdimin e hetimeve janë përdorur edhe testet me makinën e së vërtetës për të akuzuarit.

Hetuesit e brendshëm kanë intervistuar dëshmitarët në Kartagjenë, ku një grup i agjentëve dhe personelit ushtarak supozohet se kanë kaluar natën me prostituta hotelin që ishte duke u përdorur nga delegacioni amerikan.

Ndërkohë 12 anëtarë të ushtrisë amerikane janë gjithashtu nën hetim. Hetimet janë ende në fazën fillestare, ndërsa bëhet e ditur se nën hetim janë edhe tetë oficerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA