India ka lëshuar një raketë me rreze të gjatë balistike në gjendje për të mbajtur një mbushje bërthamore, bëjnë të ditur mediat.
Raketa e zhvilluar Agni-V, ishte planifikuar fillimisht lëshohej të mërkurën nga shteti lindor i Orissa-s.
Zyrtarët e mbrojtjes kishin vonuar nisjen deri të enjten për shkak të rrufeve në këtë zonë. Raketa ka një gamë prej më shumë se 5,000 km, brenda një sërë objektivash si Kina dhe Evropa.
Analistët deklarojnë se lloji i raketës “Agni-V”, që në gjuhën lokale do të thotë zjarr, do të jetë një gur themeli për bazën raketore nukleare të Indisë.
Raketat në fjalë janë mes armëve më të sofistikuara të vendit. Në vitin 2010, India testoi mes sukses “Agni-II”, një raketë balistike me rreze të mesme veprimi, që mund të përshkonte mbi 2 mijë kilometra.
Ndërsa “Agni-V” u lëshua nga ishulli i Orisës në 08:05 me orën lokale. “Ishte një lëshim perfekt. Raketa arriti të gjithë parametrat e parashikuar dhe goditi objektivin e përcaktuar”, deklaroi një zyrtar indian që mbikëqyri testin.
Kryeministri indian Manmohan Sing u bëri përgëzimet e tij shkencëtarëve për “testin e suksesshëm”. “Lëshimi i raketës përbën një tjetër gur themeli në sektorin e sigurisë sonë dhe jep një mundësi për të eksploruar kufijtë e shkencës”, deklaroi Sing.
Top Channel