Dominon Barca, fiton Celsi

19/04/2012 01:00

Goli i Didier Drogbas zhvleftësoi dominimin e Barcës në “Stamford Bridge” dhe i dha fitoren Chelsea të drejtuar nga Di Matteo. 1-0 në favor të anglezëve përfundoi gjysëmfinalja e parë mes këtyre dy skuadrave, fitorja e 6 kjo për londinezët në fushën e vet dhe humbja e parë në transfertë gjatë këtij sezoni në Champions për katalanasit e Pep Guardiolës.

Rasti i parë i rrezikshëm ishte ai i minutës së 9’, por përpjekjet Aleksis Sanchez u ndalën nga transversa. Katalanasit me pasimet e tyre të shkurta dhe të sakta mbajtën londinezët të bllokuar në gjysëmfushën e tyre.

“Maestro” Messi nxjerr dy herë para portës Fabregas dhe Iniestën, por Petr Ceh ishte i pakalaueshëm duke mos lejuar që gjuatjet e tyre të përfundonin në rrjetë.  

Në minutat shtesë të pjesës së parë një kundërsulm i shpejtë i londinezëve gjen të papërgatitur mbrojtjen spanjolle. Drogba kaloi Chelsean në avantazh, goli i katërt për të këtë sezon në Ligën e Kampioneve.

Edhe pjesa e dytë ishte pasqyrë e të parës, Barca sulmon ndërkohë që Chelsea mbrohet dhe kërkon të shënojnë me kundërsulm. Katalanasit rrezikojnë, por as Sanchez, as Puyol nuk arrijnë të shënojnë. Në fund shtylla ndihmoi Chelsean pasi nuk lejoi që gjutja e Pedros të përfundojë në rrjetë.  

Pas një jave Barçës do t’i duhen të shënojë dy gola për të kaluar në finale, por në fillim do të luajë “El Clasico”-n, për të cilën ka vetëm 2 ditë kohë në dispozicion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA