Presidenti Hamid Karzai i quajti “të neveritshme” fotot e ushtarëve amerikanë që pozojnë me trupat e përgjakur të militantëve të vrarë.
Incidente të tilla ngjallin vetëm urrejtje, thuhet në deklaraten e kreut të shtetit afgan, që kujton se çfare reagimesh të ashpra kanë sjellë në të kaluren episode të kësaj natyre, përfshirë protestat e dhunshme që përfunduan me dhjetëra të vdekur.
”Është një veprim i neveritshëm të bësh fotografi me pjesë trupash e për më teper, t’i ndash me të tjeret. Vetëm një largim më i shpejtë i forcave ndërkombetare mund të parandalojë gabime të tilla në të ardhmen”, deklaroi Karzai.
Fotot e publikuara te merkuren nga “Los Angeles Times”, jane te dy viteve me pare, kjo nuk i ben me pak shqetesuese. Nje prej tyre tregon pjesetare te divizionit te 82-te ajror dhe police afgane ne 2010-ten qe pozojne me kembet e keputura te nje kamikazi.
Si per ironi, e njejta toge u dergua pak muaj me vone te hetonte mbi trupat e tre rebeleve qe u raportua te kishin hedhur veten ne ere aksidentalisht dhe perseri, ushtaret shkrepen disa foto.
Nje prej tyre tregon nje marins duke buzeqeshur me doren e nje militanti te vdekur te mbeshtetur ne shpatull. Shumica e ushtareve ne qender te skandalit te ri qe perfshin forcat amerikane ne Afganistan, jane identifikuar dhe vendosur nen hetim.
Shtepia e Bardhe i quajti fotografite “të dënueshme”, duke iu bashkuar zerit te Sekretarit te Mbrojtjes, Leon Panetta dhe zyrtareve te tjere te larte te ushtrise amerikane qe shprehen keqardhje te thelle per episodin me te fundit turperues per trupat amerikane, ne nje lufte te ngritur mbi perpjekjet per te fituar besimin e popullit afgan.
Nuk jane te pakta incidentet qe kane perfshire ushtaret amerikane muajt e fundit duke nisur nga djegia e librave te Kuranit, urinimi mbi trupat e afganeve te vrare apo masakra e 17 civileve ne muajin mars.
Te gjitha keto episode kane shtuar ndjenjat anti-perendimore ne vend. “Los Angelos Times” publikoi vetem dy nga fotot inkriminuese qe disponon. Ne apologjine e tij per veprimin e ushtareve ne qender te skandalit, Panetta u perpoq te bente edhe nje lloj shfajesimi kur tha se ngjarje te tilla nuk jane gje tjeter, veçse pasoja e nje lufte te ashper e te ndyre.
Top Channel