Jose Mourinho është i bindur se Real Madrid do të kualifikohet për në finalen e Ligës së Kampioneve edhe pse në gjysmëfinalen e parë ndaj Bayern Munchen humbi 2-1 në Allianz Arena.
“Jam optimist se do të kthehemi sërish në këtë stadium për finalen. Jemi në gjendje të fitojmë në Bernabeu 1-0, 2-0 apo 3-1. Duhet të bëjmë një përmbysje normale, jo historike. Nuk është rezultati që prisnim, por duhet ta pranojmë sepse është një gjysmëfinale Champions”, theksoi trajneri portugez i madrilenëve pas ndeshjes.
Gjithashtu Mourinho deklaroi se ekipi i tij nuk e meritonte humbjen: “Është humbja e parë në Champions, por nuk kam ndjenja negative për këtë. Nuk e meritonim humbjen për mendimin tim. Goli i tyre i parë ishte në pozicion jashtë loje, por janë gabime normale që mund të ndodhin në një ndeshje futbolli.”
Kur u pyet në lidhje me Pep Guardiolën nga ‘Sky Sport’, Mourinho “thumboi”: “Ai është djalë i zgjuar dhe e di shumë mirë se si ka fituar shumë ndeshje në Champions dhe në kampionat.”
Top Channel