Përmes deputetes Arta Dade, Partia Socialiste reagoi sot për situatën në Maqedoni dhe Mitrovice.
Dade tha se vrasesit nuk kane kombesi, por jane vrases dhe duhet te perballen me ligjin. Ajo kerkoi qe te mos nxitet urrejtja dhe dhuna mes etnive ne kete vend, ndersa kerkoi nje angazhim me te forte te nderkombetareve per te normalizuar situaten ne veriun e Kosoves.
“Mbështesim reagimin e vendosur të autoriteteve maqedonase të rendit për parandalimin e akteve të dhunës dhe garantimin e sigurisë së çdo qytetari. Është në filozofinë dhe praktikat e Partisë Socialiste të Shqipërisë që të mbështesë bashkëpunimin ndëretnik në zbatim të Marrëveshjes së Ohrit atje, si dhe bashkëpunimin rajonal si parakusht për integrimin e të gjithë rajonit në Bashkimin Europian dhe në strukturat euroatlantike.
Partia Socialiste dënon po ashtu ashpër tensionimin e situatës dhe incidentet në veriun e Kosovës. PS mbështet reagimin e autoriteteve të qeverisë së Kosovës, si shtet unitar i pavarur dhe demokratik. PS i bën thirrje autoriteteve të Serbisë dhe faktorit ndërkombëtar të pranishëm atje të bashkëpunojë me qeverinë e Kosovës për sundimin e ligjit dhe për nxitjen e proceseve integruese në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha Dade.
Top Channel