
Seria A është ndoshta në fazën me interesante të saj përsa i përket luftës për titull. Juventusi kryeson me 1 pikë më shumë se Milani i vendit të dytë dhe nga fundi i kampionatit duhen ende gjashtë ndeshje.
Në këtë fazë të dyja skuadrat po bëjnë një “lojë nervash” e për këtë është i bindur edhe trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri. Tekniku kuqezi, në rrjetin social Twitter iu përgjigj pyetjeve të shumta të fansave, të tij personalë, por edhe të skuadrës që ai drejton.
Kush do të fitojë kampionatin? Kjo ishte pyetja më e shpeshtë e bërë nga përdoruresit e rrjetit social dhe Allegri që përgjigjet: Kampionati do t’i takojë asaj skuadre që do të arrijë të ruajë qetësinë, që do të ketë nerva të çelikta deri në fund, deri në javën e fundit të Serisë A.
Të tjera pyetje adresuar Allegrit ishin edhe ato që kishin të bënin me eleminimin nga Liga e Kampioneve. Sigurisht që do doja të luaja gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, tha Allegri, por tani më duhet t’i shoh nga televizori dhe mendoj që titullin do ta fitojë Barcelona.
Ndërsa për Del Pieron, Allegri shprehu mendimin e tij duke thënë se Juventusi nuk duhet ta lejojë atë të largohet nga Torino, pavarësisht se në këtë fazë duket se drejtuesit e bardhezinjve shprehen ndryshe.
Top Channel