Drejtori i Operatorit të Transmetimit, Arben Ibroja, ka reaguar për herë të parë pas publikimit të fakteve mbi zvarritjen e tenderit për linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë.
Në një letër përgenjeshtrimi, drejtuar gazetës “Zëri”, e cila publikoi e para lajmin, Zoti Ibroja sqaron se vendimi për të ndryshimin e fituesit të tenderit i përmbahet tërësisht legjislacionit shqiptar dhe ka lidhje me çmimin e ofruar nga dy kompanitë pjesmarrëse në tender. |
Kreu i OST-së pretendon se ndaj institucionit të tij është bërë presion për të shpallur fituese kompaninë kroate, që në tender ka ofruar një çmim prej 36 milionë euro, kur kompania tjetër, siç thotë ai, kishte ofruar një çmim 27 milionë euro.
Zoti Ibroja shkruan se “ligji dhe rregullat shqiptare e ato ndërkombëtare, përcaktojnë qartë se në asnjë mënyrë autoriteti kontraktues nuk mund të shpallë fitues nje kompani e cila ka ofruar çmimin më të lartë”.
”Ndaj”, përfundon Ibroja, “OST, ka hedhur poshtë çdo presion ngado që ka ardhur, për te shpallur fituese një kompani qe kishte një çmim më te larte dhe që sipas tij rëndonte më shumë taksapaguesit shqiptar krahasuar me kompaninë tjetër”.
Top Channel