Muamba del nga spitali

17/04/2012 01:05

Futbollisti i Bolton, Fabrice Muamba, doli nga spitali i Londrës një muaj pas atakut kardiak që pësoi në fushë gjatë takimit me Totenham.

“Pres me padurim rikuperimin tim duke kaluar kohën me familjen time”, ishin fjalët e para të lojtarit 24 vjeçar nga Kongo. “Falënderoj punonjësit e spitalit që më kuruan, me ata do të jem gjithmonë në borxh. Gjithashtu falënderoj të gjithë ata që më dërguan mesazhe mbështetjeje gjatë kësaj kohe”, shtoi lojtari afrikan.

24-vjeçari u shpall teknikisht “i vdekur” për 78 minuta pas pësimit të një arresti kardiak në takimin e 17 marsit kundër Tottenham Hotspur. Që nga ajo ditë ai ka qenë i shtruar në një spital të Londrës ku u kurua nën kujdesin e stafit të specializuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA