Njeriu i akuzuar për vrasjen e 77 njerëzve në sulmet me bomba dhe armë në Norvegji korrikun e vitit të kaluar, është përgatitur të mbajë një fjalim mbi qëndrimin e tij për masakrat, në ditën e dytë të gjyqit të tij në Oslo.
Anders Behring Breivik do të lexojë të martën një deklaratë të përgatitur e cila do të zgjasë rreth 30 minuta, bëri të ditur avokati i tij.
Ai ka pranuar sulmin me një makinë bombë në kryeqytet para se të sulmonte një kamp rinor të organizuar nga Partia e Laburiste në qeveri, në ishullin e Utojas.
Megjithatë, ai nuk ka pranuar fajet për akte terrori dhe vrasje masive.
Në ditën e parë të gjyqit ai tha se kishte vepruar për të mbrojtur Norvegjinë nga multi-kulturalizimi dhe Islami dhe pa asnjë lloj emocioni në fytyrë u deklarua i pafajshëm.
Top Channel