Spanjë, Real e Barça ruajnë diferencën

15/04/2012 00:00

Reali përmbys rezultatin pasi mundi 3-1 Sporting Gijon, ndërsa Barcelona fitoi 1-2 në fushën e vështirë të Levantes dhe në këtë mënyrë ruhet diferenca prej katër pikësh mes madrilenëve dhe katalanasve.

Skuadra e drejtuar nga Mourinho u shokua pas 11-metërshit të akorduar në favor të miqve. De las Cuevas nuk gaboi dhe kaloi Gijonin në avantazh në minutën e 30.

Ky rezultat zgjati vetëm 7 minuta pasi Higuain barazoi shifrat.

Në pjesën e dytë madrilenët shënojnë edhe dy herë të tjera, me Ronaldon dhe Karim Benzaman duke barazuar rekordin e golave të shënuar brenda një sezoni.

Në sezonin 89-90 Reali shënoi 107 gola, ndërkohë që Reali i Mourinhos ka shënuar deri tani po kaq gola dhe ka ende 3 javë deri në fund, 3 javë që mund të vendosin një rekord të ri.

Nga ana e saj Barcelona fitoi në trasnfertë ndaj Levantes 1-2 falë dy golave të Messit duke qëndruar katër pikë larg madrilenëve të vendit të parë.

Tashmë pritet Klasikja e madhe e futbollit spanjoll, të shtunën në orën 20:00.

Top Channel