Morosini, Livorno heq fanellën me nr.25

15/04/2012 16:40

Presidenti i Livornos, Aldo Spinelli po merr në konsideratë të tërheqë përgjithmonë fanellën me numër 25 që i përkiste lojtarit që humbi jetën në fushë si pasojë e një ataku kardiak, Piermario Morosini.

Gjithashtu është hedhur edhe një propozim për t’i lidhur një lloj pensioni të motrës të lojtarit e cila është me aftësi të kufizuara.

Spinelli gjithashtu është vënë në kontakt me Udinesen dhe familjen Pozzo për këtë fakt. Ndërkohë që tifozët e Livornos kanë kërkuar që një pjese të stadiumit “Armando Pichi” t’i vihet emri i Morosinit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA