Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje shpalosen emrat e dy shqiptarëve të fundit që kanë humbur jetën në veri të Kosovës.

Selver Haradinaj i vrarë me një bombë në shtëpinë e tij javen e kaluar dhe emri i Enver Zymberit, policit që u vra gjatë aksionit policor në veri ishin shkruar në parrullën që dy deputetet Visar Ymeri dhe Glauk Konjufca nxorrën para deputeteve.

Kjo lëvizje kishte kërkuar një seancë të jashtëzakonshme për gjendjen në veri. Nderkohë që pas nderprerjes së seancës së rregullt, kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi u shpjegoi rregulloren dhe mënyrën e kërkesës për seancë të jashtëzakonshme. Ndërkohë që sipas tij një seancë e tillë nuk mund të zhvillohet pa pranine e kryeministrit, i cili ndodhet jashtë Kosovës për një vizitë zyrtare në SHBA.

Deputetet e Vetëvendosjes e ndërprene protestën e tyre, kur së bashku me deputetët e LDK-së dhe AAK-së braktisën seancën në shenjë pakënaqësie për procedimin në kuvend të ligjit për bankat. Nderkohe po ne këtë seancë të Kuvendit ka marrë pjesë për herë të parë që pas arrestimit të tij për çështjen “Kleçka”, deputeti i PDK-së Fatmir Limaj.

Kurti: Gjendje e jashtëzakonshme

Pas seancës, Albin Kurti ka mbajtur një konferencë për mediat, ku ka kërkuar sërish shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në atë pjesë të Kosovës, ndërsa mos mbajtjen e seancës e ka cilësuar si indiferencë ndaj terrorizmit që po e praktikon Serbia në Kosovë.
           
Kurti, ka ripërseritur kërkesën e Vetëvendosjes që Qeveria e Kosovës të japë dorëheqjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA