Përfaqësuesit e shteteve të ndryshme, shoqëria civile dhe organizatat ndërkombëtare kanë diskutuar në kryeqytetin serb në një forum dyditorë lidhur me dialogun ndërkulturorë të organizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Në formimin e planit të veprimit për Strategjinë Rajonale në Dialogun Ndërkulturorë dhe Bashkëpunimin në Evropën Juglindore, ka marrë pjesë edhe ish ministri i jashtëm shqiptar, Besnik Mustafaj, i cili është edhe kryetar i forumit shqiptar për aleancën e qytetërimeve në kuadër të Kombeve të Bashkuara.
Z. Mustafaj ka theksuar se kur bëhet fjalë për nxitjen e dialogut në komunitetet me përkatësi të ndryshme fetare, Shqipëria mund të shërbej si shembull, por edhe të ndikoj në ndërtimin pozitiv të imazhit ndërkombëtarë të vendit.
Ai ka propozuar që forumi i ardhshëm të mbahet në Shqipëri dhe për këtë diplomacia shqiptare duhet të jetë në lëvizje.
Top Channel