Virozat mbushin spitalet/ Varianti i rrezikshëm i gripit nuk është izoluar, mjekët bëjnë thirrje për vaksinim
Disa produkte kozmetike, të cilat tregtohen në mënyrë të pakontrolluar
nëpër trotuare apo edhe në tregje të mëdha kanë rezultuar të dëmshme
për lekurën e përdoruesve.
Inspektoriati Qendror Teknik ka bere kontrollin e disa produkteve kozmetike, qe perdoren nga vajzat e vogla, por edhe te rriturit. Nga analizat, ka rezultuar se keto produkte jane perberje me lende te para qe shkaktojne probleme me dermatitet e lekures.
Analizat tregojne se produktet kozmetike kane ne perberje kimikate te rrezikshme dhe shpesh kancerogjene. Inspektoriati Qendror e ka tejet te veshtire te kontrrolloje te gjitha produktet qe futen ne tregun shqiptar e qe perdoren edhe nga vajzat e vogla gjatë lojërave te tyre me kukulla.
Buzëkuqet janë mjaft të përdorshme dhe nje pjese e tyre kane shkaktuar dermatite ne lekure. Por ushtrimi i kontrolleve ne te gjitha tregjet eshte gati nje mision i pamundur per Inspektoratin Qendror, pasi mungon nje strukture pergjegjese ka mangesi ligjore, dhe ne laboratore nuk jane te gjitha pajisjet e duhura, per egzaminimin e te gjitha produkteve.
Gjithashtu sipas eksperteve ka edhe probleme ligjore per kontrollin e asgjesimin e ketyre produkteve. Ekspertet pohojne se plotesimi me akte nenligjore eshte problem urgjent, pasi duhen percaktuar me ligj fondet qe duhen per blerjen e mostrave; menyren se si duhen terhequr mallrat e demshem nga tregu, mjetet me te cilat ata duhet te transportohen si dhe caktimi i vendeve per depozitimin dhe asgjesimin e tyre.
Top Channel