Eksperienca e Leonardos tek Paris Saint Germain mund të jetë drejt fundit. Sipas mediave franceze, drejtori sportiv i klubit kryeqytetas i ka komunikuar sheikëve të Katarit se kërkon të rikthehet në Itali dhe qershori mund të zyrtarizojë largimin.
Sipas ‘le10sport’, braziliani kërkon të largohet sepse familja e tij nuk po ambjentohet me jetën në Paris. Përsa i përket të ardhmes, Leo mund të rikthehet sërish tek Inter si trajner duke qenë se marrëdhëniet me Morattin kanë mbetur të shkëlqyera.
Me largimin e tij mund të ndërpritet edhe projekti i Carlo Ancelotti, trajnerit aktual të PSG.
Klubi i kryeqytetit francez renditet në vendin e dytë, 3 pikë pas Montpellier kryesues dhe titulli kampion është objektivi i vetëm sezonal.
Top Channel