Juve rimerr komandën, vendos Del Piero

12/04/2012 01:17

Vetëm 24 orë i është gëzuar Milani vendit të parë, pasi Juventusi mundi 2-1 Lazion dhe rimori komandën e Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Conte, i vemti ekip në Itali që nuk ka pësuar humbje ngjitet në kuotën e 68 pikëve, 1 më shumë se Milani i vendit të dytë.

Përpjekjet e bardhezinjve u shpërblyen me supergolin e Pepes në minutën e 35-të. në momentin më të mirë të juventinëve, Lazio ndëshkon me Maurin. Në të dytën vendasit sulmojnë sërish në kërkim të golit të dytë ndërkohë që Lazio mbyllet në gjysëmfushën e vet.

I futur në lojë në mesin e pjesës së dytë Alex Del Piero bëhet protagonist absolut me golin e shënuar në minutën e 82-të nga goditja e dënimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA