
Milani duket se do t’i nënshtrohet disa ndryshimeve për sezonin e ardhshëm. Presidenti kuqezi, Silvio Berlusconi nuk është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës kohët e fundit ndaj po mendon seriozisht për përforcime.
Ëndrra e Berlusconi-t është të rikthejë në Itali sulmuesin Mario Balotelli për t’iu bashkuar Zlatan Ibrahimovic në sulm. Situata e sulmuesit italian tek Manchester City nuk është aq e favorshme ndaj dhe tratativat mund të realizohen.
Për më tepër nuk dihet as fati i Alexandre Pato-s. Sulmuesi brazilian është shndërruar në “hall më vete” tek kuqezinjtë për shkak të dëmtimeve të shpeshta, çka ka bërë që drejtuesit e Milanit të mendojnë seriozisht për shitjen e tij tek PSG.
Të tjerë emra që mund të largohen janë edhe Seedorf dhe Nesta, për të cilët ka shfaqur interes ditët e fundit skuadra e Juventusit.
Top Channel