Renditja e FIFA-s, Shqipëria humb 4 vende

11/04/2012 00:00

Kombëtarja shqiptare e futbollit humbet sërish terren në renditjen e FIFA-s duke zbritur plot katër pozicione duke u radhitur në vendin e 84 me 384 pikë.

Edhe pse gjatë muajit, kombëtarja shqiptare nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje, ky është pasqyrimi në renditjen e përmuajshme të FIFA-s.

Ndërkohë, ndryshime ka patur edhe në vendet e para të klasifikimit ku vetëm Spanja ka mundur të ruajë pozicionin e saj në vend të parë duke lënë pas tashmë Gjermaninë dhe Uruguaji në vendin e tretë e Holanda në të katërtin.

Portugalia u ngjit në vendin e pestë duke lënë pas Brazilin, ndërkohë që pozicione humbi edhe Argjentina e Italia duke zbritur respektivisht në vendin e 10 dhe të 13-të.

Top Channel