Përplasje gjigandësh në Bundesligë

11/04/2012 11:15

Kampioni në fuqi i Gjermanisë kundër ekipit që mban rekordin e titujve. Kryesuesi i këtij sezoni kundër ndjekësit më të afërt. Kishte shumë vite që Bundesliga priste një sfidë të tillë dhe më në fund erdhi dita.

Sot në mbrëmje, në orën 20.00, Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen do të përballen për të vendosur ndoshta fatin e titullit kampion në Signal Iduna Park të Vestfalisë. Biletat kanë mbaruar para disa muajsh dhe mendohet se ka pasur gjithsej 450 mijë kërkesa.

“Është kulmi i rivalitetit, një përballje e denjë. Do të japim gjithçka në këtë takim”, është shprehur presidenti i bavarezëve Karl Heinz-Rummenigge.

Me një fitore Bayern Munchen do të barazonte me pikë (66) Borussian në krye të renditjes, por do të ishte në vend të parë falë golavarazhit. Barazimi lë gjithçka si më parë ndërsa humbja “do të ishte fatale” për ekipin e Heynckes sipas Rummenigge.

Nga ana tjetër, trajneri i verdhezinjve Jurgen Klopp është shprehur: “Do të jetë një përplasje filozofish futbolli, por sido që të përfundojë do të mbeten edhee 12 pikë të tjera për tu fituar.”

Ndeshja Borussia Dortmund-Bayern Munchen do të transmetohet në 200 vende të botës, ndërsa në Shqipëri mund ta ndiqni në paketën “Supersport”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA