Londër, arrestohet Ndriçim Sadushi

11/04/2012 00:00

Ndriçim Sadushi, një ndër kriminelët më të kërkuar në Evropë është
arrestuar në orët e vona të së martës në veri të Londrës nga dedektivët e
Njësisë së Ekstradimit të Policisë Metropolitane.

41-vjeçari Sadushi sipas zëdhënësit të Scotland Yard është arrestuar jashte  baneses se tij ne lagjen ‘Enfield’ te Londres.Sadushi njihet si anëtar i bandës së Tan Kateshit ne Elbasan. Ai eshte i dyshuar për tre vrasje, nje tentative vrasje dhe eshte denuar me burgim te perjetshem nga autoritetet shqiptare per keto dhe vepra te tjera penale te kryera gjate vitit 1997.

Ndricim Sadushi kerkohet edhe nga autoritetet italiane per pastrim parash dhe akuza te tjera per trafik droge.Besohet sipas Autoriteve te Agjensise Britanike te Kufirit se Ndriçim Sadushi ka hyre ilegalisht në Britani ne vitin 2000 pasi kerkohej nga autoritetet shqiptare per vrasjet ne Elbasan gjate ngjarjeve te vitit 1997.

Sadushi, siç kerkohej nga Interpol Tirana, kerkohej prej vitesh nga autoritetet britanike per llogari te shtetit shqiptar.Perpara disa muajsh policia britanike apeloi disa here ne mediat angleze per ndihmen e publikut mbi vendndodhjen e shqiptarit te kerkuar Ndriçim Sadushi, ne kuader te operacionit “Sunfire”, pasi dyshonte se ai fshihej ende ne Britani, çka rezulton e vertete.

Ai do te dalë sot perpara nje Gjykate ne Londer, ku pritet te filloje procesi i ekstradimit te tij nga Britania.Jane thuajse inegzistente shanset qe ai te lihet ne gjendje te lire, nderkohe qe vazhdojne procedurat e esktradimit ne Shqiperi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB