Kapësi i topave refuzon bluzën e Muntarit
11/04/2012 00:00
Milani fitoi ndaj Kievos në Verona me rezultatin 0-1, një ndeshje mjaft e vështirë e kuqezinjve, por e zgjidhur pozitivisht për ta falë golit të Muntarit.
Por ajo që ra në sy në fund të ndeshjes, ishte një episod që lidhej pikërisht me autorin e golit, ganezin Muntari dhe një djaloshi, pjesë e stafit që kap topat jashtë fushe.
Teksa ishte duke iu drejtuar dhomave të zhveshjeve, Muntari heq fanelën e tij me numrër 14 dhe ia dhuron atë, djaloshit. Por, si asnjëherë tjetër, djalishi (ndoshta tifoz i Kievos), i mërzitur nga humbja e skuadrës së tij, bën disa hapa dhe i kërkon lojtarit të Milanit që ta rimarrë fanelën, pasi për të ishte një dhuratë që nuk mund të pranohej.
Top Channel