Gjithë Greqia pret sot mesazhin televiziv që do t’i drejtojë popullit
kryeministri grek Lukas Papadhimos, me anë të të cilit ai do të shpallë
daten e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend.

Ne oren pese te pasdites me orën lokale, ai do te takoje presidentin Papulias, te cilit do t’i kërkojë shpërbërjen e Parlamentit dhe shpalljen e menjëhershme të zgjedhjeve.Papadhimos pritet të bëjë edhe një bilanc të arritjeve të qeverisë së tij së koalicionit, duke theksuar se ajo u formua me një synim të veçantë dhe ja arriti qëllimit final që ishte nënshkrimi i marrëveshjes së huasë dhe programi i shkëmbimit të bonove dhe reduktimit të borxhit, të cilat u kryen në kushte tepër të vështira.

Me heret edhe kabineti qeveritar do te mblidhet per here te fundit ne menyre qe te informohet per zhvillimet  e reja.Ne mbremjen e se martes kryeparlamentari Filipos Petsalnikos ka deklaruar ne fund te seances se ka perfunduar periudha e tanishme parlamentare dhe se ajo e re do te filloje ne muajin maj.Per sa i perket sondazhit me te fundit duket se per here te pare ne parlamentin grek do te hyjne te pakten tete parti.

Konservatoret kryesojne me 18% dhe nuk mund te marrin shumicen e vendeve ne parlament,ndersa ne vend te dyte vijne socialistet me 14%. Lideri i Demokracise se Re Andonis Samaras ka deklaruar se nuk do te bashkepunoje me socialistet per nje qeveri koalicioni pas zgjedhjeve, por skena e re politike  e krijuar ne Greqi pas nenshkrimit te marreveshjes se huase qe vendos kushte te percaktuara nga BE dhe FMN tek cdo lloj qeverie qe do te linde pas zgjedhjeve, nuk le vend per alternative te tjera .
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA