Punonjësit e porteve greke kanë filluar një grevë 48-orëshe, si pasojë e
së cilës është paralizuar tërësisht trafiku nga dhe drejt ishujve të
vendit.

Asnje anije udhëtarësh dhe mallrash nuk është nisur që prej orës 24 të së henes dhe sipas sindikates, asgje s’do te levize deri ne oren 24 te se merkures.

Mijera udhetare kane mbetur te bllokuar ne pamundesi per t’ju drejtuar destinacioneve te tyre. Greva filloi pikerisht ne mesin e javes se madhe per ortodokset, jave qe shenon dhe fluksin me te madh te levizjeve me rastin e Pashkeve.

Ministrja e Transportit Detar, Ana Dhiamandopulu u beri thirrje punonjesve te ketij sektori te ulen ne tryezen e bisedimeve per gjetjen e nje zgjidhje, por sindikata e refuzoi. Sipas grevisteve, ekzekutivi duhet te plotesoje nje sere kerkesash te karakterit ekonomik, por burime qeveritare thone se kerkesat e sindikates nuk mund te plotesohen per shkak te politikave shtrenguese qe Athina zyrtare eshte e detyruar te marre, si kusht prej FMN-se dhe Bashkimit Europian per shpetimin e vendit nga falimentimi ekonomik.

Lajmi per greven ne portet greke ka bere serish xhiron e botes ne mediat nderkombetare, te cilat ne raportimet e tyre thone se mijera turiste mbeten te bllokuar ne portet greke per shkak te nje greve te sindikatave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA