
21 prill, është data dhe kjo është ora e “El Clasico”-s së radhës, atij
në kampionat mes Barcelonës dhe Realit të Madridit që, normalisht, duhet
të vendosë fatin e kampionatit spanjoll.
Kështu ka vendosur liga e futbollit profesionist që rregullon kalendarin në Primera, ndërsa ndeshja i përket javës së 35. Ndërkaq, javën e ardhshme, më 10 prill, Barcelona do të presë Getafen, ndërsa Reali do të luajë një ditë më vonë, më 11 prill në fushën e Atletikos së Madridit.
Pra, janë të gjitha gjasat që madrilenët të dalin në fushë në “Visente Kalderon”, duke qenë vetëm 1 pikë para Barçës në renditje. Paraqitjet e të dyja skuadrave në këtë periudhë kanë demonstruar se skuadra e Zhoze Murinjos po humbet shumë terren në ndeshjet që kalendari i ka ofruar, ndërkohë që Barcelona gëzon një superformë dhe nuk fal as edhe një mundësi të vetme, duke vënë nën presion rivalët e saj të përjetshëm.
Top Channel