Policia e qytetit të Vlorës ka ndërmarrë ditën e hënë një operacion anti-korrupsion, që ka çuar në pranga shtatë persona.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave të arrestuarit në kuadër të operacionit “Kolaps”, akuzohen për shpërdorim të detyrës.
Sipas burimeve, ata janë shtetasit: Kleanthi Peçi, përgjegjës i Tatim Taksave në bashki; Lirjan Selmanaj, kryetari i Kryqit të Kuq; Gjergji Dhiamandi, sekretar i Kryqit të Kuq; Limoz Alia, administrator i autoshkollës “Labëria”; Altin Demiri, instruktor i autoshkollës “AMK Guberaj”; Xhevahir Basha, ish-kryetar i komisionit për dëshmitë e aftësisë; dhe Luan Troka, ish-anëtar i komisionit për pajisje me patenta.
Ata akuzohen për korrupsion me qëllim dhënien e patentave për drejtimin e automjeteve. Ndërkohë, burimet shtojnë se njësia task forcë e Vlorës ka nisur procedim penal edhe për 19 mjekë.
Top Channel