Real, “sërish faji gjyqtarit”

09/04/2012 00:00

Në vend të Mourinho-s para gazetarëve pas ndeshjes me Valencian doli ndihmësi i tij, Aitor Karanka i cili nuk ndyshoi shumë me sjelljen nga eprori i tij portugez.

Numri dy i madrilenëve fajësoi gjyqtarin për barazim pa gole me Valencian, barazim që ka rihapur kampionatit spanjoll, duke qenë se Real e sheh veten +4 pikë nga Barcelona dhe kur është për t’u luajtur edhe përballja direkt, për më tepër në Camp Nou.

Madrilenët pretenduan se atyre iu mohuan dy penallti të shkaktuara nga mbrojtësit e Valencia në dëm të asit të tyre, Cristiano Ronaldo. Ndërkohë portieri i Valencia u shpall lojtari i ndeshjes për pritjet e realizuara duke u shndërruar në një mur që u mohoi disa herë golin Ronaldo & Co.

“80 mijë njerëz e panë se si u persekutuam në këtë ndeshje për shkak të arbitrave. Ne jemi ende të qetë pasi ndodhemi 4 pikë më shumë se Barcelona dhe situata në skuadër është e mirë. Aktualisht po mendojmë për ndeshjen e radhës dhe kemi lojtarë të aftë për ta mbyllur të parët kampionatin”, deklaroi Karanka.

Top Channel