Video/ Barcelona e bën dramë në “Camp Nou”, katalanasit munden me dy gola nga Atletico dhe rrezikojnë eliminimin
Paris Saint Germain po përgatit planin për tu shndërruar në një superfuqi të futbollit europian me anë të milionave të pronarëve të pasur.
Nasser Al-Khelaifi, presidenti i deleguar i klubit francez, do i vërë në dispozicion trajnerit Ancelotti plot 100 milionë euro për merkaton e sezonit të ardhshëm.
Sipas ‘France Football’, shumica e këtyre parave do të shkojnë për mesfushorin e Real Madrid, Kaka’.
Ancelotti ka punuar me brazilianin tek Milani dhe kërkon me çdo kusht ta ketë sërish nën urdhrat e tij edhe pse blerja do të varet nga rendimenti i lojtarit me Realin deri në fund të sezonit.
Që nga transferimi tek madrilenët, Kaka’ ka pësuar shumë dëmtime që e kanë penguar të arrijë nivelin e tij më të lartë. Gjithashtu blerja e Ozil nga Werder Bremen nuk e ndihmoi pasi gjermani fitoi menjëherë vendin në formacion me paraqitje të shkëlqyera.
Top Channel